Shqiptarët e Zvicrës shkëlqejnë përsëri

Kombëtarja e Zvicrës e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re në Ligën e Kombeve.

Skuadra e Vladmiri Petkovic ka triumfuar përballë Islandës në ndeshjen e zhvilluar në St.Gallen.

Helvetikët e nisën kompeticionin më të ri të UEFA-s me një fitore bindëse, me rezultat, 6-0, transmeton IndeksOnline.

Në pjesën e parë, zviceranët shënuan dy gola përmes Steven Zuber (’13) dhe Denis Zakarias në minutën e 23-të.

Ndërsa, pjesa e dytë iu takoi futbollistëve shqiptar, përveç Haris Seferovic që e prishi ecurinë e tyre me një gol në minutën e 67-të.

Saktësisht, Xherdan Shaqiri (’53), Albian Ajeti (’71) dhe Admir Mehmedi (’82) shënuan nga një gol në këtë fraksion për ta vulosur fitoren e Zvicrës.

Në ndeshjen e ardhshme, Zvicra e zhvillon si miqësore, pasi në Ligën e Kombeve do të pushojë.