(Video) Shqiptari shpik një mekanizëm interesant për pjekjen e flisë

Dritoni demonstron një mekanizëm që ai e ka krijuar për ta lehtësuar procedurën e përgatitjes së flisë tradicionale, ai thotë se këtë e ka ndërtuar para dy viteve, por që tek sot e ka bërë publike.

Me këtë mekanizëm, përgatitja e flisë është shumë më e lehtë – kurse sipas Dritonit, shija e flisë mbetet e njëjtë.

Paisja ka hapësirë të mjaftueshme për t’i vendosur enët dhe brumin dhe mund ta vendosni kudo në oborr – bari, pllaka etj, pa i dëmtuar ato. Shikojeni videon e kësaj shpikjeje më poshtë: