ShSKUK:17 pacientë në trajtim mjekësor nga Covid-19, 34 post- Covid

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univerisitar të Kosovës, në trajtim mjekësor janë 51 pacientë nga Covid-19.17 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 34 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid. 15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë
Klinika e Pulmologjisë,31 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 4 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë