Shtetasi turk është viktima e 51-të e sulmit në Christchurch

Një shtetas turk i plagosur në sulmin ndaj xhamisë së Christchurch para shtatë javësh ka vdekur në Spitalin e Christchurch, duke rritur numrin e viktimave në 51.

46-vjeçari kishte qenë në kujdesin intensiv pasi u qëllua në xhaminë Al Noor.

Brenton Tarrant, nje 28-vjeçar australian, është ngarkuar me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për vrasje në tentativë, duke shenuar denimet me te renda te dhëna ndonjëhere në Zelandën e Re.

Të premten, Kryeministrja e Zelandës së Re Jacnda Ardern tha se mungesa e shtetasit turk do të ndjehej në të dy vendet.

“Ky njeri ka qenë në kujdesin intensiv që nga sulmi,” tha Ardern në një deklaratë. “Ne të gjithë jemi duke u lutur që të tjerët të bëjnë më mirë, tha ajo duke iu referuar 38 te plagosurve”. /Mesazhi/