Ndonëse, kanë kaluar më shumë se tri jave kur janë mbajtur zgjedhjet nacionale të 11 qershorit, certifikimi i tyre nuk ka ndodhur ende. Krejt kjo zvarritje po bëhet për shkak të ankesave të kandidatëve për deputetë.
Edhe pas vendimit të sotëm të Gjykatës Supreme lidhur me disa ankesa të subjekteve politike, certifikimi i rezultatit zgjedhor nuk pritet të ndodhë shpejt.
Në PZAP kanë bërë me dije se i kanë në dispozicion 72 orë për të vendosur lidhur me aktvendimin e Gjykatës Supreme.
“Brenda kësaj kohe PZAP do të dal me vendim. Nuk mund të them nëse do ta shfrytëzojmë këtë kohë. Nuk mund të flas për kohë. Por, paneli do ta shfrytëzoj krejt kohen për të punuar në dobi për marrjen e vendimeve të drejta”, ka thënë Mul Desku kryeshef i Sekretariatit të PZAP-së,për ‘Indeksonline’.
Gjykata Supreme, sipas tij, ka marrë vendim për me i rikthy në rigjykim dy raste.
“Është një parti romë dhe një kandidat i koalicionit LDK-AKR”, ka shtuar Desku.