Shtyhet ndeshja mes Man City dhe Real Madrid

Është vendosur që të shtyhet ndeshja mes Manchester City dhe Real Madrid.

UEFA ka vendosur që pas zhvillimeve të fundit lidhur me koronavirusin, të shtyjë ndeshjen mes Manchester City dhe Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Lajmin për vendimin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e skuadrës angleze, e cila ka dalë me një vendim.

Më herët gjatë ditës është raportuar edhe se skuadra e ReaL Madrid ka shkuar në karantinë, pasi skuadra e basketbollit e Real Madrid është prekur nga virusi.

Pas këtyre zhvillimeve, është parë më e rrugës që të shtyhet ndeshja e Ligës së Kampionëve.