Shuma marramendëse që ISIS-i i vjedhi nga bankat e Irakut

A user withdraws money from the Iraqi Warka Bank ATM (automatic teller machine) in Ghelan Square in central Baghdad on August 18, 2008. This machine, one of the few working in the Iraqi capital, falls in the middle of a street market where dozens use it every day. AFP PHOTO/ALI AL-SAADI

 Banka Qendrore e Irakut ka njoftuar se organizata terroriste ISIS ka vjedhur shuma marramendëse nga bankat shtetërore dhe private në Irak, pasi kishte okupuar të një pjese të territorit të këtij vendi.

“Vlera e parave të vjedhura nga DEASH pas okupimit të bankave shtetërore dhe private është rreth 835 milionë dollarë”, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Banka Qendrore e Irakut.

Siç thuhet, krahas buxhetit të dedikuar për departamentet shtetërore në vitin 2014, paratë e vjedhura nga DEASH u përkasin llogarive të Ministrisë së Brendshme, kompanive private investitore dhe disa shtetasve.

Ne deklaratë po ashtu theksohet se DEASH ka siguruar të ardhura prej dy miliardë dollarësh në vit duke shitur 30 mijë fuçi naftë me çmim nga 25 deri në 50 dollarë për fuçi, që kur okupoi një territor të gjerë në Irak.

Sipas deklaratës, Banka Qendrore ka marrë masat e nevojshme të sigurisë në këtë periudhë për të mbrojtur sektorin bankar dhe atë financiar dhe ka bllokuar procedurat e bankave të kontrolluara nga organizata.

Ndryshe, organizata terroriste DEASH kishte marrë paratë nga 121 filiale bankare në prefekturat e Mosulit, Salahaddinit dhe Enbarit, të cilat organizata terroriste i okupoi në qershor të vitit 2014. /aa/