Shumë takime në futbollin evropian, derbi në Itali

Futbolli evropian vazhdon edhe sot (e shtunë) me ndeshje të shumta në program në top ligat respektive.

Një nga ndeshjet më interesante pritet të zhvillohet në Serinë A italiane ku do të përballen dy ekipet që synojnë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ri, shkruan lajmi.net.

Lazio dhe Juventusi e zhvillojnë sonte nga ora 20:45 derbin e javës së 29-të në elitën e futbollit italian.

Në takimin tjetër të ditës në kampionatin elitar të futbollit italian luan edhe Roma në udhëtim me Torinon nga ora 18:30.

Në Premierligën angleze do të zhvillohen sot tetë përballje.

Dueli i parë nis nga ora 13:30 me ndeshjen ndërmjet Manchester United dhe Evertonit në stadiumin “Old Trafford”.

Chelsea do të udhëtoj te Wolves për ta zhvilluar sfidën e radhës nga ora 16:00, ndërkohë Manchester City e përmbyll ditën në elitën e futbollit anglez me ndeshjen në udhëtim kundër Southamptonit nga ora 18:30.

Krejt në fund, takimi më i rëndësishëm në La Ligan spanjolle është sfida mes Real Madridit dhe Villarrealit.

Ky ballafaqim luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe nis nga ora 21:00.