Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Si do sillet kryeministri i ri britanik me të sikletshmin Trump?

Si do sillet kryeministri i ri britanik me të sikletshmin Trump?

Qëndrimi i Andy Burnham për sprovën e rëndë të çdo udhëheqësi botëror sot

Si do jetë raporti i kryeiministrit të ri britanik me të vështirin Trump?

Kështu, në intervistën e parë që pas marrjes së detyrës, Andy Burnham, ka dhënë një përgjigje dhe për këtë aspekt delikat, një sprovë për çdo udhëheqës botëror përballë një karakteri kontravers si udhëheqësi amerikan

Kujtojmë se paraardhësi i tij, Keir Starmer, kishte tensionuar marrëdhëniet me Trump për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre mbi luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, imigracionin, politikën energjetike dhe rregullimin e sektorit të teknologjisë. Edhe pse Trump fillimisht e quajti Burnham “një liberal ekstrem“, ai tha më parë këtë javë se pati një “bisedë shumë të mirë” me të menjëherë pas marrjes së detyrës.

Në intervistën e tij të parë të madhe që nga marrja e detyrës për Panorama të BBC-së, fragmente të së cilës u publikuan sot, redaktorja politike Laura Kunzberg e pyeti nëse ishte i gatshëm të kritikonte publikisht Trump-in kur mendonte se ishte gjëja e duhur për të bërë.

“Të gjithë udhëheqësit duhet ta bëjnë këtë. Ju duhet të mbroni interesin tuaj kombëtar para çdo gjëje tjetër. Kjo është ajo që duhet të bëni për ta bërë këtë punë siç duhet”, tha ai. /tesheshi