Si shkaktohet dhe si trajtohet kapsllëku?

Shumica prej nesh nuk ndihemi komod të flasim për lëvizjet e zorrëve

Në fakt, një anketim i fundit ka zbuluar se shëndeti i zorrëve është i dyti në listën e sëmundjeve për të cilat na vjen turp të flasim, ndërsa sëmundjet e transmetueshme seksualisht e zënë vendin e parë.

Hulumtimet tregojnë se shumica e të rriturve, dhe 1 në 3 fëmijë do ta përjetojnë problemin e kapsllëkut gjatë një faze të caktuar.

Ky është një problem i madh, dhe mungesa e gatishmërisë kolektive për të folur për shëndetin e zorrëve dhe kapsllëkun është zbuluar nga një studim se buron nga mungesa e njohurive.

Dhe, meqë jemi këtu, le të flasim pak për këtë problem shëndetësor.

Çka e shkakton kapsllëkun?

Kapsllëku mund të shkaktohet nga problemet ushqimore, psikologjike, fizike, emocionale dhe hormonale.

Mos ngrënia e sasive të rekomandueshme të fibrave, përdorimi i medikamenteve të caktuara si antidepresuesit, narkotikët, ilaçet kundër hipertensionit, etj., stresi, hormonet, mungesa e ushtrimeve fizike, mungesa e konsumimit të ujit dhe shumë dukuri tjera shërbejnë si shkaktarë të kapsllëkut.

Por, cila është mënyra më e mirë për ta trajtuar kapsllëkun?

Nëse kapsllëku është kronik, gjëja e parë që duhet ta bëni është ta vizitoni doktorin dhe të vërtetoni se nuk ka ndonjë komplikim shëndetësor që po e shkakton atë. Për shumicën nuk ka komplikime shëndetësore të cilat mund ta shkaktojnë kapsllëkun, dhe kësisoj është e sigurt të provoni t’i ndryshoni disa gjëra në stilin e jetesës.

P.sh., përpiquni që kryerjen e nevojës ta bëni pjesë të rutinës së mëngjesit, nëse e dini se ushqime të caktuara mund t’jua shkaktojnë atë problem, atëherë shmangni ato, rritni sasinë e lëngjeve që e konsumoni, provoni teknika të relaksimit, bëni ushtrime fizike, dhe merrni magnez.