Si të forconi imunitetin në dimër! Ushqimet që duhet të konsumoni

Gjatë muajve të dimrit kur mbizotëron ftohja dhe gripi, është e rëndësishme të forcojmë imunitetin tonë.

Imuniteti është një mekanizëm mbrojtës që na mbron nga infeksionet dhe patogjenët si bakteret dhe viruset.

Për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit tonë, pas asaj diete festive duhet të kalojmë në një dietë që ka shumë fruta dhe perime të papërpunuara, sepse ka shumë fibra në të.

Gjithashtu është i nevojshëm konsumimi i produkteve të qumështit me pak yndyrë, sepse ato vetë përmbajnë baktere të dobishme, kanë një vlerë të ulët energjetike dhe fibra probiotike.