Si të pastroni tenxheret

Mos mendoni që enët e djegura nga gjellrat nuk pastrohen më dhe nuk shkëlqejnë më si më parë.

Zgjidhja gjendet në një truk të lehtë:

Mbushim tenxheren ose tiganin e djegur me ujë dhe e vendosim në zjarr të ziejë, dhe pastaj shtoni 2 lugë sodë buke.

Nëse tenxherja është shumë e madhe, mund të duhet dhe 1 lugë tjetër me sodë. Sapo të kemi hedhur sodën në ujin e vluar, e përziejmë me një lugë druri.

KUJDES: Nuk duhet të përdorni lugë tjetër apo gjë tjetër.

Me lugën e drurit e fërkoni pjesën e djegur dhe do shikoni sa kollaj do pastrohet tenxherja.

Pas pak minutave, tenxherja juaj do të bëhet si e re. Sapo të jetë hequr e gjithë pjesa e djegur dhe të jetë pastruar plotësisht, tenxheren mund t’a lani dhe një herë në fund me ilaçin e enëve./Mesazhi/