Si të sheroni sëmundjen Psoriasis me vajin e farës së zezë…

Çfarë është psoriasis ?

Psoriasis është një sëmundje lëkure që karakterizohet nga krijimi i elementeve inflamatore (të skuqura), të ngritura mbi sipërfaqen e lëkurës (papuloze), të cilat mbulohen nga skuama (luspa) për shkak të shumëzimit hiperbolik të qelizave epiteliale.

Në ndryshimet që ndodhin në lëkurë përfshihen shtimi i keratinociteve (qelizave të lëkurës), shtimi i enëve të gjakut dhe infiltrimi i qelizave të inflamacionit.

Psoriasis është një sëmundje autoimune që shkaktohet nga nxitja hiperbolike e rrugës qelizore të sistemit imun.

Zhvillimi i sëmundjes lidhet me bashkëveprime të komplikuara midis qelizave të bardha të gjakut, qelizave epiteliale të lëkurës dhe një sëre elementesh të tjera të inflamacionit që quhen ndërmjetësit (kimiokina, citokina, interleukina) etj.

A vuajnë shumë njerëz nga kjo sëmundje ?

Sot, në bazë të statistikave vuajnë rreth 2-3% e popullatës. Fatmirësisht në shumicën e rasteve sëmundja nuk shkakton problem më shëndetin në përgjithësi, por lokalizohet në lëkurë dhe të sëmurët shqetësohen më tepër nga ana psikologjike se ajo shëndetsore.

Si shfaqet psoriasis ?

Në bazë të elementeve të sëmundjes dallojmë katër tipe të sëmundjes.

Psoriasis tipik. (Psoriasis vulgaris ose me pllaka). Shfaqet për vite të tëra me pllaka të skuqura që mbulohen nga luspa me ngjyrë argjendi.

Psoriasis me pika të vogla (psoriasis guttata, punctata). Karakterizohet nga elemente të vogla dhe të shpërndara, të skuqura dhe me luspa.

Një formë e rrallë e psoriasisit është edhe ajo që quhet psoriasis pustuloz (me fllucka me lëng që duket si qelb). Mund të lokalizohen në disa pjesë të trupit si në pëllëmbë te duarve dhe shputat e këmbëve ose të shpërndara në gjithë trupin.

Shumë rrallë shfaqet edhe një formë tjetër që quhet eritrodermia psoriatike e cila shfaqet me skuqje dhe rrjepje në të gjithë trupin.

Fara e zezë: “Barishtja e mrekullueshme”e shekullit

Kjo mund të tingëllojë si një ekzagjerim, por në fakt, historia na tregon se kjo barishte e jashtëzakonshme mund të jetë agjent primar në forcimin shëndetësor!

Për mijëra vjet, fara e zezë (lat. Nigella Sativa), ka qenë e famshme për fuqinë mahnitëse që ka për shërim. Fara e zezë përmendet shumë në tekstet më të njohura mjekësore dhe ato të botanikës, si një shërues i dukshëm për një gamë të madhe të sëmundjeve.

Shkenca më në fund e eshte  avancuar shumë dhe është e aftë për të vërtetuar klinikisht atë që herbalistët e kanë të njohur prej shumë kohësh:

“Që dobitë e farës së zezë janë aq të ndryshme veçanërisht kur përdoret në kombinim me vajra dhe bimë të tjera dhe është pothuajse një kurë për të gjithë sëmundjet.”

Bashkëveprimi kompleks i mbi 100 komponentëve aktiv i jep farës së zezë një fuqi të jashtëzakonshme për të rregulluar funksionin e sistemit imunitar dhe rritjen e formimit fizik, në një mënyrë që asnjë substancë e vetme nuk ka qenë ndonjëherë e njohur për ta bërë një gjë të tillë.

Kjo do të thotë se fara e zezë është e dobishme kundër një rrjeti të gjerë të sëmundjeve, nga ato të shkaktuara nga bakteret apo viruset, alergjitë e zakonshme dhe plagët. Me siguri që në vitet në vijim do të shohim aplikime të reja të mrekullueshme të farës së zezë në trajtimin e sëmundjeve fatale (vdekjeprurëse) si kanceri dhe Sida e etj.

Trajtimi me vaj për sëmundjen Psoriasis

Vaji i fares se zezë është i dobishem edhe për këtë sëmundje. E gjitha çka ju duhet është të lyeni trupin në mengjes dhe mbrëmje. Do të mahnitni nga rezultati./Mesazhi/