Si t’i bëni fëmijët të hanë më shumë perime

Prindërit kërkojnë mënyra të ndryshme për t’i bindur fëmijët e tyre që të hanë më shumë perime. Perimet janë aleatët kryesorë të shëndetit pasi janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë.

Sekreti për t’i bërë fëmijët të hanë më shumë perime qëndron tek sasia që hidhni në pjatë.

Në një studim të botuar në revistën Apetite, hulumtuesit zbuluan se kur dyfishuan sasinë e brokolit në një vakt nga 60 në 120 gram, fëmijët konsumuan 68 përqind më shumë perime ose 21 gram shtesë.

“Prindërit mund ta bëjnë këtë duke i ekspozuar fëmijët e tyre ndaj aromave të reja dhe duke i njohur me perimet, duke gatuar me ta dhe duke eksperimentuar me aromat dhe erëzat e ndryshme.”, tha autorja kryesore e studimit, Barbara Rolls.