Sierra Leone, në dy ndeshje futbolli janë shënuar 187 gola

Federata e Futbollit të Sierra Leones (SLFA) mori vendim që të hetojë dy “ndeshje të dyshimta” në Ligën 1 të vendit (Liga e Dytë), në të cilat u shënuan madje 187 gola, raporton Anadolu Agency (AA).

Kahunla Rangers në ndeshjen e luajtur të dielën më 3 korrik fitoi ekipin e Lumbeb United me 95:0 ndërsa Gulf FC mposhti Koquimu Libanon me 91:1.

Gjysëmloja e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin 2:0 dhe 7:1 ndërsa skuadrat që shënojnë më shumë gola duhet të ishin kualifikuar në Super Ligën e Sierra Leones, kompeticioni më i lartë kombëtar. Megjithatë, Federata vendosi të zhvillojë hetime për shkak të dyshimit për trukim ndeshjesh.

Ndeshjet e fituara nga Kahunla Rangers dhe Gulf FC hynë në histori si fitoret më të ndryshme në Sierra Leone.

Presidenti i SLFA-së, Thomas Daddy Brima deklaroi se golat e shënuar janë verifikuar.

“Nuk mund të lejojmë që ajo që është bërë të mbetet e pandëshkuar. Përgjegjësit duhet të dalin para organit antikorrupsion dhe të japin llogari për veprimet e tyre”, tha Brima.