Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, të gjitha kompanitë e sigurimeve së bashku humbën 11,5 milionë euro. Në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shihet se humbja është rritur për 9 milionë euro
Kompanitë e sigurimeve në Kosovë, edhe më tutje vazhdojnë ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre me bilanc negativ, ku deri në fund të korrikut të këtij viti, të gjitha kompanitë e sigurimeve së bashku kanë humbur hiç më pak se 11.5 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak humbja e sigurimeve ishte vetëm 2.5 milionë euro.
Në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se nga fillimi i viti e deri në fund të muajit korrik të hyrat neto kanë qenë 34,9 milionë euro, derisa dëmet e ndodhura kanë vlerën prej 25 milionë eurosh, derisa shpenzimet tjera administrative kanë qenë 21,4 milionë euro, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Në korrik të këtij viti numri i të punësuarve në kompani të sigurimeve ka qenë 1614, apo 130 më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Bankat 46.7 milionë euro fitim
Për shtatë muaj bankat komerciale që operojnë në Kosovë fituan hiç më pak se 46.7 milionë euro, por nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, atëherë shihet se fitimi i bankave sivjet është më i vogël për 5.9 milionë euro.