Xhamia Shakirin në Turqi: në mrekulli arkitekturore dhe e para e projektuar nga një grua
Në zemër të lagjes Uskudar të Stambollit ndodhet Xhamia Shakirin, e projektuar nga Zeynep Fadillioglu, e njohur gjerësisht si gruaja e parë që projektoi një xhami.
Kombinimi i artit tradicional shekullor dhe dizajnit bashkëkohor e bën këtë hapësirë të pasur me simbolikë dhe kuptim, shkruan TRT World.
Xhamia mbulon një sipërfaqe prej 10,000 metrash katrorë dhe ka një kapacitet prej 500 personash. Është e mbuluar nga një kupolë alumini me një model luspash peshku. Dy minare 35 metra të larta qëndrojnë pranë xhamisë, dhe guri i përdorur në ndërtimin e saj është blerë nga Kayseri.
U ndërtua në kujtim të Ibrahim dhe Semiha Shakirin, mbiemri i të cilëve në arabisht do të thotë “ata që janë mirënjohës ndaj Zotit”. Xhamia u përfundua pas katër vitesh ndërtimi dhe u hap për besimtarët më 7 maj 2009.
Fadillioglu është kushërirë e çiftit Shakirin dhe gruaja e parë që projektoi një xhami në Turqi, dhe ndoshta në botë. Firma e saj dalluese mund të shihet në ndriçim, elementin e ujit në oborr, dyert prej bronzi dhe qelqi, si dhe në llambadarin mbresëlënës në formë loti.
Hapësira e grave në xhami është projektuar për të ofruar një pamje të pakufizuar të llambadarit asimetrik në qendër të ndërtesës, duke siguruar kështu një përvojë të barabartë lutjeje si për burrat ashtu edhe për gratë. Sferat prej qelqi në formë loti në këtë llambadar mbresëlënës janë krijuar duke përdorur një teknikë tradicionale turke të fryrjes së qelqit për të krijuar një efekt drite si shiu, ndërsa unazat e tij janë të gdhendura me 99 emrat e Allahut në Islam.
Mihrabi prej bruzi, i frymëzuar nga pllakat osmane, është një tjetër element i spikatur i dizajnit, ashtu si edhe kupola portokalli, e frymëzuar nga qeramika Tophane.
Hapësira e lutjes, e rrethuar nga një varg rreth dritës, shërben si një “mantel që mbështjell adhuruesin“, ndërsa muret e mëdha prej xhami hapin pamje të gjelbërimit paqësor të varrezave Karacaahmet jashtë xhamisë.
Fadillioglu ka projektuar 18 xhami të tjera në Katar, Arabinë Saudite, Bahrein, Gjermani, Kazakistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe ka përfunduar më shumë se 500 projekte në të gjithë botën.
Duke parë stilin e kësaj gruaje, të vjen keq që dhe Namazgjaja mos ishte një fantazi prej saj.

Xhamia e Madhe e Tiranës ka madhështi, edhe bukuri, por jo fantazi. /tesheshi.com/





