Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sindikatat në Francë bëjnë thirrje për grevë të re

Sindikatat në Francë bëjnë thirrje për grevë të re

Sindikatat në Francë kanë bërë thirrje për grevë me kërkesën për rritjen e pagës përballë çmimeve në rritje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sindikata më e madhe në vend e punëtorëve “CGT” dhe sindikata më e madhe e punonjësve të arsimit “FSU” bënë thirrje për grevë me kërkesën për rritjen e pagave në përputhje me normën e inflacionit.

Sindikatat njoftuan mbajtjen e protestave në qytetet Cherbourg, Granville dhe Saint-Lo të lidhura me rajonin e Normandisë.

Në javët e fundit sindikatat në Francë kanë mbajtur greva të shumta me kërkesën për rritjen e pagave me 10 për qind për punonjësit e sektorit publik dhe për një rregullore të përgjithshme kundër inflacionit.

Rikujtohet se një thirrje është bërë për mbajtjen e një greve në shkallë të gjerë më 10 nëntor në sektorin e transportit publik në rajonin Ile-de-France brenda të cilit ndodhet edhe kryeqyteti Paris.

Qeveria u ka bërë thirrje sindikatave që të gjejnë rrugën për dakordim me kompanitë, në të kundërtën ka kërcënuar se do të zbatojë sanksione.