Sirena të alarmit ajror janë dëgjuar në të gjithë Izraelin herët të dielën në mëngjes, pasi ushtria njoftoi për raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit izraelit.
Sipas ushtrisë izraelite, sistemet e mbrojtjes ajrore reaguan ndaj të paktën katër valëve të raketave brenda rreth pesë orësh.
Alarmet u aktivizuan në shumë zona të vendit, përfshirë qytetet kryesore si Tel Aviv, Haifa dhe Beersheba, ndërsa banorët u urdhëruan të strehoheshin në bunkerë ose dhoma të sigurta.
Më vonë ushtria njoftoi se alarmet janë hequr dhe qytetarët mund të largohen nga strehimoret. Mediat izraelite raportuan se shumica e raketave janë kapur nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe nuk ka raportime për dëme apo viktima. /mesazhi






