Situatë e vështirë për Barcelonën, mposhtet edhe nga Benfica

Benfica ka regjistruar fitore të madhe kundër Barcelonës (3-0) në Estadio da Luz, të vlefshme për raundin e dytë në Grupin E të Ligës së Kampionëve.

Zhvillohej minuta e tretë e takimit kur Darwin Nunez hyri i vetëm në zonë dhe hapi serinë e golave për vendasit.

Në gjysmën e dytë, Rafa Silva ishte në vendin e duhur për ta futur topin në rrjetë dhe për ta dyfishuar epërsinë (69’).

Një tjetër gol, nikoqirët e realizuan në minutat mbyllëse të takimit dhe ishte sërish Darwin Nunez nga pika e bardhë (79’).

Me këtë fitore, Benfica ngritët në kuotën e katër pikëve, dy më pak se lideri Bayern Munich që nënshtroi ekipin e Dynamo Kyiv.

Barcelona ka regjistruar edhe fitoren e dytë pas dy ndeshjesh edhe atë përsëri me rezultat të lartë duke thelluar krizën te Blaugranët.