Autoritetet në Kinë kanë urdhëruar nisjen e një hetimi pas një skandali me vaksinat, ndërkohë që paniku në vend është rritur për sigurinë e produkteve.
Nuk ka pasur prova për dëm nga vaksina, por skandali ka ndezur jo pak zemërim në Kinë. Kryeministri kinez, Li Keqiang, kërkoi dënim të rëndë për personat e përfshirë.
“Ne do të godasim aktet e paligjshme dhe kriminale që rrezikojnë jetët e njerëzve, duke dënuar ata që shkelin ligjin”, tha ai.
Disa ditë më parë, autoritetet në provincën Jilin, bënë të ditur se një sasi vaksinash për difterinë, tetanozin dhe kollën e mirë ishin po ashtu nën standardet e duhura. Sipas medias shtetërore, më shumë se 250 mijë doza vaksinash i janë shitur tashmë qendrave të kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në kinën lindore.
Vaksina e kollës së mirë, subvencionohet nga qeveria dhe i jepet të miturve në të gjithë vendit. Nuk dihet se sa fëmijë mund ti kenë marrë vaksinat, por sidoqoftë nuk ka pasur raporte për fëmijë të sëmurë pas injektimit.