Skandal në stadiumet uruguajane, Suarez: Po na prishni imazhin

Mënyra e përdorur nga zyrtarë të Federatës Uruguajane të Futbollit për të mbuluar gjendjen e keqe të fushës, ka revoltuar sulmuesin uruguajan të Barcelonës, Luis Suarez. Në një status në “Twitter”, Suarez ka shkruar se kjo situatë do të prish imazhin e shtetit amerikano-latin.

“Është e pabesueshme që ata janë duke luajtur finalet më të rëndësishme të futbollit në një fushë si ajo … Ju lutemi ndryshoni imazhin tonë!-shkruan Suarez, shkruan oranews.

Ylli katalanas ka publikuar një video ku shfaqen inspektorë të fushës që lyejnë me bojë jeshile fushën përpara sfidës mes Penarol dhe Nacional në gjysmëfinale të kampionatit uruguajan.