Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Skandali tjetër” i Spiunazhit shqiptar

“Skandali tjetër” i Spiunazhit shqiptar

Ish-ministri Sandër Lleshaj sjell paradoksin ligjor të SHISH-it

Në kontekst të zhvillimit të paprecedent me gruan që drejtonte SHISH-in, kosovaren Vlora Hyseni, ish-ministri Sandër Lleshaj sjell një “tjetër skandal” të Spiunazhit shqiptar.

Shkruan ai në rrjete:

“Drejtuesit politikë përgjegjës dhe deputetët, që aktrojnë sot plot hipokrizi për dramën, duhet të pyesin vetën dhe t’i përgjigjen popullit shqiptar për disa pyetje të rëndësishme:

1. A e dini se ligji në fuqi për Shërbimin Informativ të Shtetit është i bazuar në Dispozitat Kushtetuese të vitit 1991, pra jo në ndonjë kushtetutë, por dispozitat provizore që tepruan si rrënojë nga Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të vitit 1976?!

2. A e dini se cili parlament i ka miratuar këto dispozita?!

3. A ju vjen turp për këtë?!

4. Përse përmes mosveprimit tuaj keni lejuar që ky shërbim informativ, që në fakt duhej të ishte një shërbim inteligjent, të funksionojë në bazë të një ligji qesharak që është më i vjetër se sa vetë Kushtetuta e Shqipërisë?

5. Përse nuk kuptoni ende se, në këto rrethana, për gati tri dekada, praktikisht Shërbimi Informativ funksionon pa ligj?

6. Përse nuk kuptoni ende se një shërbim që funksionon “de facto” pa ligj është një kërcënim potencial serioz për liritë dhe të drejtat e qytetarëve dhe për rrjedhojë edhe për sigurinë e vendit.

7. Përse keni lejuar që Shërbimi Informativ të jetë struktura më e pakontrolluar në Shqipëri, ndërkohë që strukturat homologe nga vendet e NATO-s dhe vendet e tjera demokratike janë më të kontrolluarat ndër të gjitha institucionet e një shteti normal?”.