Skitari: Deva e 44-ta, Sefaj e 51-ta në sllallom të madh

Skitaret e reja të Kosovës, Lirika Deva dhe Enxhi Sefaj, kanë përfunduar garën në sllallom të madh. Deva e përfundoi garën në pozitën e 44-t, ndërsa Sefaj e 51-ta.

Deva ishte 17 sekonda e 29 të qindtat larg vendit të parë, ndërsa Sefaj 33 sekonda e 64 të qindtat.

Prej 88 garuesve, 54 përfunduan garën në Festivalin Olimpik Evropian për Rinj që po mbahet në Itali.

“Për dallim nga gara e djeshme e sllallomit, ku u diskualifikuan, sot (e enjten v.j.) patën paraqitje të kënaqshme, marrë për bazë kushtet tona në të cilat zhvillohet skijimi”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

Të premten, Klos Vokshi do të garojë në disiplinën e sllallomit të madh. Do të jetë edhe gara e fundit për ekipin e Kosovës.