Skuadrat tjera që sigurojnë kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Sonte janë luajtur duelet e radhës në LK.

Mbrëmë ishin Juventusi dhe Bayerni dy skuadrat e para që siguruan kalimin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjeve të luajtura sonte janë mësuar edhe dy ekipe tjera që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Ajaxin që tani matematikisht janë kualifikuar.

Liverpooli pas katër xhirove të para prin në grupin B me 12 pikë dhe ka shtatë më shumë se Porto e vendin e dytë duke siguruar kështu kalimin tutje nga pozita e parë.

Ajaxi poashtu ka pikët e plota në grupin C 12 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi dhe Sportingu dhe gjithashtu ka siguruar një vend tutje.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ekipet tjera që do t’iu bashkohen Juventusit, Bayernit, Liverpoolit dhe Ajaxit.