Ministërja e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, TANJA FAJON, në një postim të saj në FB shkruan për një ditë të rëndësishme për njohjen e Palestinës. Ndër të tjera ajo shkruan se Antonio Guterres, sekretar i Përgjithshëm i OKB-së ka vlerësuar lart shtetin veriperendimor ballkanik, duke u shprehur me fjalët « Sllovenia heroinë e Evropës. »
Përshëndes njoftimin e sotëm nga Britania e Madhe se edhe ajo në shtator do ta njohë Palestinën. Kjo erdhi pas njoftimit të Francës dhe të disa vendeve të tjera. Konferenca e Paqes për dy shtetet (Izrael e Palestinë) , e mbajtur dje dhe sot në New York iishte një sukses i madh në këtë drejtim.
Punë me presion dhe me diplomaci. “Slloveni, ju jeni heronjtë e Evropës”, më tha sot Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Ndërsa Princi saudit Faisal më tha: Ju hapët rrugën në mënyrë të konsiderueshme”.
Derisa sot Sekretari i Jashtëm britanik, Lammy, njoftoi për njohjen e Palestinës, në sallë të gjithë të pranishmit me të njëjtat mendime uruan njëri-tjetrin. Ishte një moment emocional. Gjithashtu për punën e madhe prapa skenave këto ditë, sepse përkundër pritjeve, ne po e përfundojmë konferencën me miratimin e një dokumenti të përbashkët mbi hapat e mëtejshëm drejt paqes dhe njohjes së Palestinës. Çelësi është një armëpushim i menjëhershëm dhe pa kushte, lirimi i pengjeve dhe vazhdimi i ndihmës humanitare, veçanërisht hapja urgjente e rrugëve tokësore. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje ta ndalojmë urinë dhe vdekjen e njerëzve e të fëmijëve, pasi sot në Gaza u shpall zyrtarisht një Zi Buke.
Për dy ditë, pata mundësinë të zhvilloj një sërë bisedimesh dypalëshe, duke përfshirë edhe atë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, Kryeministrin Palestinez Mustafa dhe kolegë të shumtë arabë dhe evropianë.
Pavarësisht bojkotit nga Izraeli dhe SHBA-të, në konferencë morën pjesë më shumë se 150 vende. Njoftimet për sendërtimin e dy shteteve dhe hapat konkretë për paqen në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve, e konfirmuan edhe një herë se Sllovenia ishte në anën e duhur të historisë me vendimin e saj për ta njohur Palestinën vitin e kaluar, si dhe me veprime të qarta dhe të sigurta diplomatike, duke përfshirë edhe futjen e sanksioneve të para dypalëshe.
Tanja Fajon në fund shkruan:
Pati interes të madh nga mediat e huaja në paraqitjet e të ftuarve në emisione, duke përfshirë sot edhe përcjelljen drejtpërdrejt në CNN. Ka interes të madh për qëndrimet sllovene. Ato bënë jehonë në të gjithë botën. Përmes anëtarësimit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit dhe avokimit të standardeve të barabarta për të gjitha zonat e krizës dhe për të drejtën ndërkombëtare, ne kemi ndërtuar një reputacion si një vend i besueshëm, pa akuza për standarde të dyfishta. Jam jashtëzakonisht krenare për këtë, si dhe për punën e diplomacisë sllovene brenda dhe jashtë vendit.
Nga: Salih Kabashi








