Snapchat bëhet kompania e radhës e teknologjisë që shkurton vendet e punës

Shkurtimet e vendeve të punës sipas kompanisë erdhën për të reduktuar hierarkinë dhe promovuar punën fizike, e thënë ndryshme kemi të bëjmë me një ristrukturim korporativ.

Snap, kompania mëmë e Snapchat, ka vendosur të shkurtojë 10 përqind të fuqisë punëtore. Numri i përgjithshëm i punonjësve të kompanisë raportohet se është 5367 dhe shkurtimet mendohet se do të prekin 540 persona.

Shkurtimet e vendeve të punës sipas kompanisë erdhën për të reduktuar hierarkinë dhe promovuar punën fizike, e thënë ndryshme kemi të bëjmë me një ristrukturim korporativ.

Njoftimi për largimet vjen një ditë përpara se Snap të publikonte raportin financiar të tre mujorit të katërt të 2023. Në tre mujorin e tretë kompania pati një performancë të mirë duke tejkaluar pritshmëritë e Wall Street me 5 përqind.

Nëse raporti e tre mujorit të katërt të 2023 është negativ, do të shpjegonte arsyen e vërtetë të shkurtimeve. Lajmi vjen pasi disa kompania kanë bërë shkurtime në ditët e para të 2024 si Google, Amazon apo eBay.