Sokol Havolli emërohet Zëvendësguvernator i BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka emëruar Sokol Havollin zëvendësguvernator të këtij institucioni.

Havolli edhe më parë kishte qenë pjesë e BQK-së ndërsa aktualisht është asamleist i LDK-së në Komunën e Prishtinës.

Gjatë kësaj mbledhje u miratuan edhe Rregullorja për Sistemin e Pagesave Ndërbankare dhe
Pasqyrat Financiare për tremujorin e parë të vitit 2018.

Bordi i Bankës Qendrore, gjithashtu u njoftua me raportin tre mujor janar-mars 2018 të Auditimit të
Brendshëm dhe raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv.