Sondazhi: LDK del e para, këto janë rezultatet e partive tjera

Nëse vendi do shkonte tani në zgjedhje, ato do të fitoheshin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas saj me një diferencë jo shumë të madhe do vinte Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa tek pas PDK-së vjen Lëvizja Vetëvendosje.

Këto rezultate janë nxjerr nga sondazhi i fundit që ka bërë drejtori i Klan Kosovës Baton Haxhiu, shkruan Gazeta Blic, transmeton Klan Kosova.

Rezultatet e partive, renditja e tyre dhe përqindjet që ata do të fitonin, Haxhiu i ka shpalosur për herë ta parë në “BlicInterView” me Astrit Gashin.

Sondazhi është realizuar para dy javësh, ndërsa këto janë përqindjet e partive kryesore në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24 %

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22%

Lëvizja Vetëvendosje (VV) 18 %