Sonte mbahet mbledhja e Kryesisë

Sot në orët e mbrëmjes do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa në rend dite do të jetë edhe interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikalo.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se mbledhja e Kryesisë do të mbahet në ora 21:00.

Në rend dite janë: Propozim-vendimi për formimin e komisioneve parlamentare; caktimi i datës për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme.

Në rend dite po ashtu është përgatitja për seancë të re:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
Interpelanca e Kryeministrit, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikalo.