Sonte zhvillohet Superkupa e UEFA-së ndërmjet Chelseas dhe Villarrealit

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohet Superkupa e UEFA-së ndërmjet Chelseas dhe Villarrealit.

Chelsea që fitoi Ligën e Kampionëve do takohet me fituesin e Ligës së Evropës, shkruan lajmi.net.

Dy skuadrat kërkojnë vetëm fitore që të fitojnë trofeun e Superkupës, por edhe që pastaj të marrin biletën për pjesëmarrjen në Kupën e Botës për Klube.

Takimi nis me fillim nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Windsor Park”.