Sony sjell integrimin e Discord në PlayStation 5

PS5 gjithashtu është pajisur me mbështetje për frekuencën e ndryshueshme të rifreskimit për 1440p së bashku me përmirësime UX të panelit të menaxhimit.

Pas integroi disa funksionalitete të Discord në konsolat PlayStation 5 në fillim të 2022, bisedat zanore kanë mbërritur më në fund në përditësimin e fundit beta. Testuesit e PS5 në SHBA, Kanada dhe Japoni do të mund tu bashkohen thirrjeve Discord disa muaj pasi Microsoft lançoi në Xbox.

PS5 gjithashtu është pajisur me mbështetje për frekuencën e ndryshueshme të rifreskimit për 1440p së bashku me përmirësime UX të panelit të menaxhimit.

Integrimi i Discord është pak i ngatërruar njëlloj si në Xbox. Fillimisht duhet të lidhni llogarinë tuaj PlayStation Network (PSN) me Discord dhe më pas të zgjidhni Discord nën “Linked Services.” Pas kësaj mund të kompletoni integrimin duke përdorur ose një kod QR ose shfletuesin e integruar PS5.

Çdo herë që përdorni Discord duhet të përdorni pajisjen mobile për transferuar bisedën që nuk është ideale. Në Nëntor Microsoft ofroi një opsion të tillë për tu lidhur në bisedat Discord direkt nga konsola dhe shpresojmë që Sony të bëjë të njëjtën gjë.

/PCWorld Albanian