Përfaqësuesi i BE-së për dialog, Peter Sorensen ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Sorensen është takuar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin.
Ndërkohë, Sorensen pritet të të takohet edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit të Presidencës, takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentes.








