Sot është dita më e gjatë e vitit, dhe përkon pikërisht me Solisticin e verës. Banorët e Shqipërisë dhe vendeve të afërta do të përjetojnë solsticin veror.
Në vende të ndryshme, ndryshon edhe gjatësia e ditës. Kjo varet nga vendi ku jeton. Dielli do të lindë në orën 05.07 minuta dhe do të perëndojë në 20.17, gjithsej 15 orë, 9 minuta e 48 sekonda.
Në Hemisferën Veriore, solstici i qershorit ndodh kur Dielli udhëton përgjatë rrugës së tij më veriore në qiell. Kjo shënon fillimin astronomik të verës, në gjysmën veriore të globit. Në Hemisferën Jugore, është e kundërta. Solstici i qershorit shënon fillimin astronomik të dimrit, kur Dielli është në pikën e tij më të ulët në qiell.
Në ditën e solsticit të qershorit, Hemisfera Veriore merr rrezet e diellit në këndin më të drejtpërdrejtë të vitit. Në Hemisferën Jugore, solstici i qershorit shënon fillimin e dimrit.
![Screenshot 2024-06-20 a[...]](https://i0.wp.com/www.mesazhi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-20-a.jpg?resize=696%2C464&ssl=1)







