Sot Dita Ndërkombëtare e Arsimit (24.1.)

Bajram Ramadani Asipi

Në literaturën e etikës arsimore, thuhet që zbulimi më i madh dhe më i rëndësishëm që ka bërë njerzimi, është krijimi i shkollës-shkollave.

Madje çështja e dijes është përmendur qysh në shfaqjen e njeriut të parë Ademit, ku Zoti na e sjell në Kuran: “Dhe ia mësoi Ademit emërtimet e të gjitha sendeve e pastaj ua prezentoi engjujve dhe u tha: “Më informoni për emrat e tyre, nëse flisni të vërtetën”! (Kuran: 2-31)

Kështu që nevoja për dije, arsimim, edukim, është e shtrirë në kohë dhe në hapsirë.
Për diturinë flitet, investohet, punohet, në fakt dituria duhet të jetë prioriteti më i madh për çdo njeri. Nga dija varet zhvillimi, përparimi, fuqia e një individi apo populli. Sfidë e madhe është për njerëzit çështja e dijes. Duke e pasur parasysh që gjeneratat vazhdimisht përtëriten, do të thot çdo gjeneratë duhet të arsimohet, edukohet. Por problemi qëndron në angazhimin e të rriturve në raport me të vegjëlit apo të rinjët në kontekst të kësaj çështje. Shpesh herë të rriturit për arsye të shumta të paarsyeshme bëhen shkaktar apo fajtorë për mos arsimimin e të rinjëve. E neglizhojnë çështjen e arsimimit, e lënë në plan të dytë apo të tretë, apo ndoshta nuk i qasen fare. Kjo neglizhencë i kushton shoqërisë çmim shumë të lartë. Tani, jo gjithmonë prindërit apo njerëzit e zakonshëm kanë mundësinë për të i prirë kësaj sfere, prandaj shtetet e konsoliduara, apo shtetet moderne, kanë krijuar institucionet përkatëse për çdo sferë të jetës, që do të thot edhe të sferës së arsimit (ministrinë).
Ministria e arsimit si institucion përgjegjës për arsimin, përbëhet prej dhjetra e qindra personash, të cilët paguhen nga qytetarët vetëm për të i sjellë arsimim të duhur fëmijëve të tyre. Prandaj, institucioni në fjalë duhet të jetë shumë syçelë, menaxhues i mirë dhe të punojë në drejtim të ofrimit të arsimimit ose dijeve të shumta gjeneratave të reja, përndryshe nëse punën e konsiderojnë vetëm si vend pune për të marrë rrogë, e në fakt nuk bëjnë gjë për kualitetin arsimor, atherë si shoqëri destinohemi të jemi të prapambetur, të paditur, pa kulturë dhe natyrisht të varfër dhe inferior ndaj vendit dhe shtetit.
24 Janari nëse është i caktuar si ditë e arsimit ndërkombëtarisht, në fakt çdo ditë e vitit duhet të jetë ditë e dijes dhe edukimit. Dhashtë Zoti që fëmijët tanë, të rinjtë tanë dhe brezat që vijnë, të mos heqin dorë (siç po heqin) nga dëshira për arsimim, por përkundrazi arsimimin ta ken në plan të parë, pakça sa më i arsimuar e i ditur, aq më dinjitoz në jetë.

Nga Bajram Ramadani.