Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit, mos harroni sa rëndësi ka

Sot është Dita Ndërkombëtare e Përqafimit. Kjo festë u zyrtarizua më 21 janar 1986 dhe popullariteti i saj shpjegohet me faktin se ajo festohet në të gjithë botën, ndoshta sepse jemi të vetëdijshëm se sa shumë ndikon një përqafim në cilësinë e jetës sonë.

Jetojmë në një botë rrjetesh sociale, puthjesh dhe buzëqeshjesh virtuale. Teknologjia moderne me të vërtetë i ka afruar njerëzit, por i ka distancuar plotësisht fizikisht.

Prekja si kontakt i prekshëm me një person tjetër është i nevojshëm, si për socializim ashtu edhe për efekt psikologjik.

Një përqafim i sinqertë i kënaq të gjithë. Gjatë përqafimit, në trup ndodhin një sërë reaksionesh kimike.

Kur ne përqafojmë dikë ose kur dikush na përqafon, dhe ai dikush është i dashur për ne, nuk duhet të jetë partner, mund të jetë fëmija ynë, mund të jetë shoku ynë, energjia e dy qenieve shkëmbehet dhe fillon sekretimi i hormoneve të lumturisë ose kënaqësisë. Ato veprojnë në sistemin tonë limbik, është një pjesë e trurit, dhe prodhojnë një ndjenjë sigurie, deri në një farë mase lumturie.

Një përqafim është prekja më intime, sepse i rrethuar nga krahët e dikujt do të ndjesh mbrojtje, përkatësi, dashuri, do të ndjesh gjithë bukurinë e kësaj bote. Dhe nëse nuk keni njeri që t’ju përqafojë, bëjeni vetë. Sipas psikologëve, nëse i mbani ato duar mbi veten sikur të jeni duke u përqafuar, për dhjetë apo pesëmbëdhjetë sekonda, do të ndiheni të veçantë. /abcnews