Sot feston ai që ka mbjellur dje!

Koncepti i festimit në historinë e njerëzimit është ndërlidhur gjithnjë me korrje, para se të ndërlidhej me ndonjë kuptim fetar ritual “abstrakt”, duke e ditur që vetë festimi i suksesit natyrshëm shoqërohet me mirënjohje dhe falënderim ndaj Krijuesit … domethënë, pas gjithkësaj lidhet edhe me fenë ..

Kështu, të gjitha efektet e mbetura të festave në historinë njerëzore kishin të bënin me korrje të një suksesi apo arritje të ndryshme, që do të thotë se festa është një “datë” që shënon përfundimin me sukses të një faze të caktuar dhe fillimin e një faze të re…
Me kalimin e kohës, historia e suksesit e humbi efektin që kishte dikur, përkundër që, larmia e jetës njerëzore dhe metodat e saj të ndryshme kanë bërë që të ketë festa që shënojnë fundin e një faze të caktuar, edhe pa pasur ndonjë sukses të vërtetë të të arriturave.
Edhe sot, çdo festë është, në një farë mënyre, një zgjatim i idesë së parë, pra „korrje e asaj që ke mbjellur”.
Bajrami i Vitrave është një festim i të korrave të asaj që keni mbjellur gjatë gjithë Ramazanit.
A keni arritur falje dhe a jeni çliruar nga zjarri që e synuat që nga dita e parë?
A keni arritur shpërblimin dhe çiltërsinë?
A keni dalë nga Ramazani si të ishit një person i ri me një përvojë shpirtërore që ndikon në jetën e tij?
E gjithë kjo është e mundur, me shkallë të ndryshme nga një person në tjetrin dhe në një shkallë që mund ta dijë vetëm Allahu Fuqiplotë, e që kjo gjithsesi ekziston në një mënyrë apo në një tjetër.
Bajrami i Kurbanit është gjithashtu një datë që shënon fundin e sezonit të Haxhit, dhe korrja e tij është gjithashtu e lidhur me faljen dhe ky person që kthehet nga rituali i Haxhit, kthehet i pastër sikur e ka lindur nëna e tij, pa mëkate …
Për arabët ishte një datë e përfundimit të “muajve të shenjtë” një sezon i një periudhe sigurie në të cilën zhvillohej lëvizja dhe tregtia gjithandej Gadishullit Arabik..
Këtë kuptim mund ta gjejmë edhe në shumë festa civile … në një farë mënyre gjithmonë aty ku ka të mbjellura janë të pranishme edhe të korrat …
***
Ramazani ishte mundësi e të mbjellurave..
Bajrami është festa e të korrave..
Urime ju qoftë Bajrami i Vitrave

Mirëupafshim deri në korrjet e tjera ..

Hoxhë Halil Avdulli