Ballina Artikuj A po përgatitet Evropa për një luftë me Rusin?

A po përgatitet Evropa për një luftë me Rusin?

Prof. ass. dr. Musa Vila

✍️- Një mobilizim i gjerë evropian… forcimi i ushtrive, strehimoreve dhe planeve të emergjencës në pritje të një sulmi të mundshëm.
🌴- Masa të jashtëzakonshme po përhapen në pjesë të ndryshme të kontinentit evropian mes paralajmërimeve për një konfrontim të afërt.
Çfarë po ndodh në Kontinentin e Vjetër?
🇫🇷 👉- Pas një takimi të rrallë me krerët e agjencive të sigurisë dhe partive politike në vend, presidenti francez Makroni, shprehu shqetësim për rritjen e kërcënimit Rusë dhe njoftoi se i kishte ngarkuar qeverisë të përgatiste një plan për të mbrojtur infrastrukturën shtetrore dhe industritë e ndjeshme të mbrojtjes.
🇬🇧 👉- Ndërkohë, Britania po punon për të ringjallur librat e saj të luftës qeveritare dhe planifikon të rrisë moshën e rekrutimit për ish-ushtarët nga 59 në 65 deri në pranverën e vitit 2027.

🌴- 🇩🇪 Gjermania ka rivlerësuar dhe përmirësuar stacionet e saj nëntokësore dhe bunkerët si strehimore emergjente, duke ndarë gati gjysmë trilioni dollarë për të zhvilluar forcat e saj të armatosura gjatë një dekade të plotë.
👉- Finlanda e rriti kufirin e moshës për shërbimin ushtarak në 65 vjeç dhe synon të arrijë afërsisht një milion rezervistë deri në vitin 2031.
👉- Shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë kanë miratuar më parë ndërtimin e bunkerëve, fortifikimeve dhe llogoreve antitank përgjatë Vijës së Mbrojtjes Baltike.
👉- Polonia po zhvillon projektin e saj të Mburojës Lindore, ndërsa njëkohësisht po rrit madhësinë e forcave të saj të rregullta dhe rezervë.
👉- Danimarka e ka zgjatur shërbimin e detyrueshëm ushtarak për të përfshirë gratë për 11 muaj.
👉- Suedia më parë shpërndau një broshurë për qytetarët e saj për t’u përgatitur për konflikte të mundshme.
🌴- 🇨🇭Edhe Zvicra, e njohur për mosinkuadrimin e saj dhe jo anëtare e NATO-s, e as e Bashkimit Evropian, miratoi një strategji të politikës së sigurisë më 18 shtator 2026, për të rritur qëndrueshmërinë, mbrojtjen dhe strehimin e civilëve.
Kjo strategji përfshin një plan për të shpërndarë një broshurë udhëzuese – e para e këtij lloji që nga viti 1969 – që ofron udhëzime në rast të një krize ose lufte, së bashku me rekomandime për furnizime për një javë.
Po ashtu një radio me bateri dhe një plan evakuimi, në përputhje me këshillën e dhënë nga Bashkimi Evropian për banorët për të mbajtur furnizime emergjente të mjaftueshme për 72 orë.
🌴- Ndërsa Moska pohon se nuk ka ndërmend të ndërmarrë ndonjë veprim agresiv kundër fqinjëve të saj evropianë dhe paralajmëron se përshpejtimi i përgatitjes evropiane rrit mundësinë e një përballjeje të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore.

Prof. ass. dr. Musa Vila