“Zoti juaj e di më mirë se çfarë keni në veten tuaj!” – (Kur’ani, El-Isra: 25)
Ndoshta disa njerëz mendojnë keq për ty, dhe ndoshta disa të tjerë mendojnë se jeni më të pastër se uji i shiut.
Nuk kanë për të të bërë dobi ata, e sa nuk kanë për të të bërë dëm këta.
E rëndësishme është e vërteta yte dhe ajo çfarë Allahu di për ty, kështu që mos i kushto rëndësi, se çfarë thonë për ty.
Ti e de si kush je ti dhe Allahu e di më mirë për gjendjen dhe nijetin tënd!
Prandaj, rregullo atë që është mes teje dhe mes Allahut, pastaj ec i qetë!”
_________________
Muhamed Ebu Terike
Hoxhë Lavdrim Hamja








