Sot parakalon për herë të parë Ushtria e Kosovës

Në 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, sot FSK-ja do të parakalojë për herë të parë si ushtri. Parakalimi bëhet në sheshet kryesore të Prishtinës, duke filluar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” deri të Sheshi “Ibrahim Rugova”. Ushtria e Kosovës u formua vitin e kaluar më 14 dhjetor, në 20 vjetorin e rënies e komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi.