Sot zhvillohen disa ndeshje interesante në Ligën e Kombeve

Liga e Kombeve vazhdon edhe sot me disa ndeshje.

Kryendeshja e ditës së sotme është ajo në mes Anglisë dhe Gjermanisë.

‘Tre Luanët’ nuk janë aspak në formë të mirë, por edhe gjermanët në anën tjetër nuk kanë bindur me paraqitje.

Anglia tashmë ka rënë në një ligë më poshtë, në atë B, pasi është pozicionuar në vendin e fundit me dy pikë.

Pavarësisht kësaj, pritet të zhvillohet një takim mjaft interesant.

Takimi tjetër i këtij grupi është ai në mes Hungarisë dhe Italisë.

Hungarezët kanë befasuar në kuadër të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, pasi në një grup të vështirë siç janë kanë pozitën e parë.

Andaj, sot luajnë për tri pikë edhe ndaj Italisë.

Ndeshje të tjera që do zhvillohen janë: Mali i Zi – Finlanda, Romania – Bosnja dhe Hercegovina, Gjibraltari – Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut – Bullgaria.

Të gjitha takimet e sotme zhvillohen në orën 20:45.