Sot zhvillohet finalja e madhe e Euro 2020 mes Anglisë dhe Italisë

Sot (e diel) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kryesore apo finalja e madhe mes Anglisë dhe Italisë në kuadër të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Si çdo gjëja të mirë që i vjen fundi, ashtu po ndodh edhe me Euro 2020.

Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Wembley do të zhvillohet ndeshja e fundit apo finalja e Kampionatit Evropian.

Anglia dhe Italia do të luajnë 90 apo edhe më shumë minuta për trofeun e zjarrtë të Euro 2020.

Ekipi i Gareth Southgate dhe ai i Roberto Mancinit kanë arritur deri në finale me shumë meritë dhe synojnë ta ngritin në fund trofeun.