Soylu pas tërmetit në Izmir: Deri më tani janë rrënuar 6 ndërtesa

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, duke folur në lidhje me tërmetin që ka ndodhur në ujërat e Seferihisar të qytetit Izmir, tha se “deri më tani në rrethet Bornova dhe Bayraklı të qytetit Izmir janë rrënuar 6 ndërtesa”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Përveç çarjeve të vogla në ndërtesa në qytetet Uşak, Denizli, Manisa, Balıkesir, Aydın dhe Muğla, nuk është raportuar për viktima”, njoftoi ai nga rrjeti social Twitter.

Një tërmet me magnitudë 6,6 ballë goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.