Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spanjë, 12 emigrantë të vdekur dhe 12 të tjerë te zhdukur

Spanjë, 12 emigrantë të vdekur dhe 12 të tjerë te zhdukur

Së paku 12 emigrantë kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë llogariten si të zhdukur në Detin Alboran, i cili ndodhet në perendim të Detit Mesdhe në mes të Spanjës dhe Marokut, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryqi i Kuq spanjoll konfiromoi se në një anije janë gjetur 11 trupa, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë, ndërsa një tjetër person humbi jetën në spital. Si të zhdukur llogariten 12 persona, përderisa 31 të tjerë u shpëtuan.

Zyrtarët njoftojnë se anija ishte larguar nga Maroku më 18 dhjetor, kurse në këtë pjesë vazhdojnë kërkimet për tre anije të tjera.

Gjithashtu shërbimi detar spanjoll i shpëtimit bëri të ditur se ka gjetur 11 migrantë të vdekur në një varkë jashtë bregdetit jugor të vendit dhe se ka shpëtuar 33 pasagjerë të tjerë.

Ekipet e shpëtimit për dy ditë kërkonin anijen rreth 11 kilometra në jug të bregdetit në Almeria, tha një zyrtar.

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Josep Borrell, sot në parlament i bëri thirrje të gjitha partive politike që të ndërpresin “retorikat diskriminuese nacionaliste kundër emigrantëve”.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), që nga fillimi i vitit në Spanjë kanë mbërritur mbi 61.500 emigrantë, të cilët ikin nga dhuna dhe varfëria. Rreth 55 mijë kanë mbërritur përmes rrugëve detare.