Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spanjë, rrëzohet skela gjatë festivalit, mbi 300 të plagosur

Spanjë, rrëzohet skela gjatë festivalit, mbi 300 të plagosur

Më shumë se 300 vetë janë plagosur pasi një skelë druri u rrëzua në ujë gjatë një festivali spanjoll në qytetin e Vigo.

Platforma bregdetare ishte e mbushur me njerëz që po shihnin performancën e një reperi të hënën.

Shëtitorja prej druri u rrëzua gjatë këngës së parë të këngëtarit Rels B, i cili u tha njerëzve që të kërcenin në festivalin e kulturës O Marisquino.

Mbi 300 njerëzve iu është dhënë  ndihma mjekësore pas incidentit dhe nuk kishte asnjë rë vdekur, megjithëse raportohet për 4 të humbur.

Abel Caballero, kryebashkiaku i Vigo, përjashtoi mundësinë që ata të mund të ishin bllokuar nën platformën e shembur, pasi që shpëtuesit skanuan zonën dy herë me kamera termike, raportoi El Pais.