Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Spanjë, rritet në 767 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Spanjë, rritet në 767 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Në Spanjë është rritur në 767 numri i të vdekurve, ndërsa ka arritur në 17.147 numri i personave të infektuar nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). 

Drejtori i Qendrës së Ministrisë së Shëndetësisë për koordinimin e paralajmërimeve dhe shërbimeve emergjente shëndetësore, Fernando Simon, tha se në 24 orët e fundit në Spanjë kanë humbur jetën nga koronavirusi 169 persona, ndërsa janë përcaktuar 3.500 raste të reja. 

Simon njoftoi se është rritur në 767 numri i të vdekurve, ndërsa ka arritur në 17.147 numri i personave të infektuar nga koronavirusi. 

Kryeqyteti i Spanjës, Madridi, është rajoni më i prekur nga virusi ku kanë humbur jetën 498 njerëz dhe janë shënuar 6.777 raste. Ndërkohë theksohet se 939 të sëmurë në të gjithë vendin ndodhen në kujdesin intensiv.