Spektakël në “Etihad”, Tottenham në gjysmëfinale

Ndeshje spektakulare është zhvilluar në “Ettihad” në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Tottenham ka eliminuar Manchester Cityn edhe pse është mposhtur me rezultat 4-3, por falë rezultatit të ndeshjes së parë.

Fillimi i ndeshjes ishte i “zjarrtë” ku për 11 minuta u shënuan katër gola, shkruan Indeksonline.

Golat për Manchester Cityn i shënuan dy Sterling (4′ dhe 21′), Bernardo Silva (11′) dhe Sergio Aguerro (59′).

Ndërsa për Spurs realizuan dy Heung-Min Son (7′ dhe 10′) dhe Fernando Lorente (73′).

Manchester Cityt iu anulua një gol në minutat shtesë, pasi VAR konfirmoi se ishte pozicion jashtë loje.

Në gjysmëfinale Tottenham do të takohet me Ajaxin që mbrëmë eliminuan Juventusin.