Spektakël në “Stamford Bridge”, Chelsea e United ndajnë pikët

Supersfida e javës së 8-të në Premier League angleze i dhuroi të gjitha përveç fituesit. Chelsea dhe Manchester United u kënaqen me nga një pikë, pas një barazimi spektakolar të vendosur në shifrat 2-2.

Në “Stamford Bridge” takimi nisi mjaft i vrullshëm, me United që tentoi të kapte në befasi kundërshtarët, por as Mata dhe as Martial nuk arritën të gjenin fundin e rrjetës. Megjithatë ata që nuk e bënë miqtë, e bëri mbrojtësi i “Bluve të Londrës”  Antonio Rudiger, me gjermanin që shfrytëzoi në maksimum një krosim nga këndi të Ëillian dhe me kokë kaloi në avantazh vendasit, shkruan oranews.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në dhomat e zhveshjeve Jose Mourinho shkundi të tijët, të cilët u futen në fushë me një mentalitet tjetër.