Spitalet në SHBA në kufijtë e kapacitetit

Spitalet në SHBA janë në një gjendje të mbingarkuar, shumë prej tyre në kufijtë e kapacitetit, për shkak të rritjes së rasteve COVID-19, pjesërisht nga varianti shumë ngjitës Delta.

Një fluks pacientësh me COVID-19, shumica të pavaksinuar, po shkakton presion mbi punonjësit e kujdesit mjekësor dhe shëndetësor në përpjekje për të bërë vend për më shumë njerëz atje ku nuk ka asnjë.

Në të paktën pesë shtete, shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv spitalor janë pothuajse plotësisht të zënë.

Sipas të dhënave nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, Alabama, Georgia, Texas, Florida dhe Arkansas kanë më pak se 10 për qind të shtretërve të tyre në dispozicion në kujdesin intensiv. /atsh