‘Spiunë’ brenda NATO-s, aleanca dëbon 8 diplomatë rusë

NATO dëbon tetë anëtarë të misionit rus në Aleancën Euro Atlantike, pasi akuzohen se u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë.

“Ne konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit Rus në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s.

Me këtë vendim përgjysmohet ekipi i Moskës, i cili mund të vijojë punën në selinë në Bruksel.
NATO gjithashtu reduktoi nga 20 në 10 numrin e pozicioneve, për të cilat Rusia mund të akreditojë njerëzit në organizatë. Asnjë shpjegim i qartë nuk u dha për vendimin, i cili do të hyjë në fuqi në fund të muajit.

Marrëdhëniet midis NATO-s dhe Rusisë janë tensionuar gjithnjë e më shumë që kur Moska aneksoi Gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014.

Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për zhvillimin e raketave bërthamore të Rusisë, ndërhyrjet ajrore në hapësirën ajrore të NATO-s dhe aeroplanët luftarakë.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat kundër diplomatëve rusë, duke i cilësuara të pabaza dhe paralajmëroi se masa e NATO-s do të tensionojë më tej marrëdhëniet. /euronews